Skip to content

I riktheu Parashqevisë paraqitjen e rinisë! Eni Lena tregon bisedën me artisten pasi la spitalin

Eni Lena, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Sot ajo profesionin e vijon në emigrim ndërsa pati mundësinë të risjellë edhe njëherë imazhin e Parashqevi Simakut, të cilin ne e kemi njohur dikur.

Related article  Si kurrë më parë, Gjesti në vendin e fundit, ky është banori që mban fronin në “Instagram”

Në një intervistë për Top Channel, Eni tregon më shumë për artisten e rikthyer në vëmendjen e publikut.

“Ishte fat të kisha për grim Parashqevi Simakun, ishte kënaqësi shumë e madhe. Dita kur ne lamë takimin për të ndryshuar imazhin e saj, për ta sjellë si në rininë e saj, ishte dita kur doli nga spitali. Punën e nisëm vonë, ishte ora 18:00 dhe na u desh gjashtë orë. Bëmë lyerjen e flokëve, prerjen, make up-in, për të cilin kam përdorur një teknikë me shumë dritëhije. Stiluam flokët për të dhënë atë baluken tipike të atyre viteve”, tregon Eni.

Related article  “Gënjejnë”- Luiz Ejlli ironizon publikisht produksionin e “Big Brother VIP”
Published inShowbizz