“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë.”, është ky reagimi i kryeministri Rama në ditën e katërt të revoltës studentore.
Mesazhi domethënës i kryeministrit vjen në një ditë kur pjesa më e madhe e vendit është duke protestuar, ndërsa kërkesat e qytetarëve duket se janë të njëjta në mbarë Shqipërinë.
Nga ana tjetër, kaosi dhe trazirat kanë mbërthyer dhe sot Tiranën. Ndonëse në minutat e para të tubimit të sotëm u duk sikur protesta do të zhvillohej në mënyrë paqësore pa përplasje me efektivët, situata mori tjetër kthesë brenda pak minutave.
Tensionet e krijuara para Ministrisë së Arsimit çuan në ndërhyrjen e efektivëve që janë në terren, të cilët hodhën gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve duke tentuar që t’i shpërndajnë ata.
