Skip to content

“Policët e Ramës dogjën bizneset dhe thyen konviktin”/ Dalin prova tronditëse (VIDEO)

Një video e publikuar nga “Andale” në rrjetet sociale ka ngritur pretendime të forta lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestave në Tiranë.

Nisur nga pamjet, pretendohet se personat që kanë shkaktuar dëme në disa biznese dhe kanë thyer një konvikt nuk kanë qenë protestues të zakonshëm, por efektivë policie që kanë vepruar gjatë protestës.

Në video, personat që thyen xhamat e konvikteve në Tiranê, shihen më pas të hyjnë në makinat e policisë.

Related article  Detaje te reja nga krimi i rende ku iu mor jeta nje gruaje

Publikimi vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet kanë shkaktuar debate të shumta, si për kërkesat e pjesëmarrësve, ashtu edhe për mënyrën e menaxhimit të situatës nga autoritetet.

Related article  Gjyqi në themel për Erion Veliajn merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë!
Published inNEWS