Skip to content

Behuni gati! Vjen kthesa e papritur, ja cilat zona do të ‘goditen’ nga rrufetë dhe shiu!

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimeve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë orëve të paradites. Pas mesditës pritet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonat kodrinore dhe malore të vendit, ndërsa përgjatë vijës bregdetare moti do të mbetet i kthjellët. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat do të pakësohen, duke i lënë vend motit kryesisht të kthjellët.

Related article  White House Border Czar Tom Homan Breaks Silence on ICE Raids, Cartel Ties, and Los Angeles Violence

Nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen reshje lokale shiu në disa zona të Ultësirës Perëndimore, me përjashtim të vijës bregdetare. Ndërkohë, në relievet malore priten reshje me intensitet të ulët, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Reshjet do të ndërpriten pas orëve të pasdites.

Related article  Op-Ed: Proud to Be an American - Now More Than Ever

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, era hera-herës do të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.

Related article  Queen Camilla in the City! Royal Teams Up with Sarah Jessica Parker, Anna Wintour and More at New York Public Library

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Published inNEWS