Një 26-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Pogradec–Qafë Plloçë.
Viktima është identifikuar si Valentino Maxhari, i cili po drejtonte një motor që u përplas me një automjet në afërsi të fshatit Starovë. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Deri më tani, nuk ka të dhëna të plota mbi mënyrën se si ka ndodhur aksidenti. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e ngjarjes
