Skip to content

Tirana nen flake, ja cpo ndodh ne kryeqytet

Tensionet vijojnë në kryeqytet, ku protestuesit kanë grumbulluar dhe djegur stola të marrë pranë Sheshit Skënderbej. Demonstruesit janë ndarë në dy grupe, ndërsa një vatër tjetër zjarri është ndezur brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

Qendra e Tiranës është mbuluar nga tymi, ndërsa protesta studentore vijon mes zjarreve dhe tensioneve të forta. Protestuesit u kanë vënë flakën stolave të marrë nga hapësirat publike pranë Sheshit Skënderbej, duke krijuar një tjetër vatër zjarri në një prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

Related article  MOTI NE VEND/ Urgjente, temperaturat thuhet se do arrijne kaq grade! Paralajmerohen keto 5 qytete

Stolat janë zhvendosur në dalje të Rrugës së Durrësit, ku janë grumbulluar në mes të rrugës dhe më pas janë djegur. Flakët kanë shkaktuar shtëllunga të dendura tymi, të cilat janë përhapur në qendër të Tiranës.

Related article  Trump jep nënshkrimin, goditet fuqishëm armiku i Kosovës

Ndërkohë, demonstruesit janë ndarë në dy grupe. Një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë pranë Ministrisë së Arsimit, ku është raportuar se është ndezur sërish zjarr brenda ambienteve të institucionit.

Grupi tjetër është përqendruar në dalje të Rrugës së Durrësit, pranë stolave të përfshirë nga flakët.

Situata mbetet e tensionuar në ditën e dytë të protestës studentore, e cila është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, hedhje gurësh dhe ndërhyrje të forcave të rendit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Djegia e stolave dhe zjarri i raportuar në Ministrinë e Arsimit shënojnë një tjetër episod të dëmtimit të pronës publike gjatë protestës, ndërsa tymi i dendur vijon të mbulojë qendrën e kryeqytetit.
Published inNEWS