Skip to content

Zbardhën detaje tr*nditëse! Babai e v’rau djalin e tij në sallon

Detaje të reja janë siguruar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë brenda shtëpisë së tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 19:30, Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e Bajram Arifit rreth 29 vjeç.

Related article  Aksident me humbje jete, makina “merr përpara” këmbësoren

Sipas dyshimeve fillestare, viktima është qëlluar në njërën prej dhomave të ndejës, ndërsa për vrasjen dyshohet babai i tij, Remzi Arifi, i cili pas ngjarjes është larguar nga shtëpia me veturën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, Krim-teknika dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Related article  Washington Nationals Ban Fan Who Held Up White Nationalist Banner at Game

Gjatë ekzaminimit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion, përfshirë:

një pushkë Crvena Zastava M48
një pushkë gjuetie Shotgun, kalibër 12 GA
një pistoletë, kalibri i së cilës ende nuk është përcaktuar
58 fishekë të kalibrit 12 GA
10 fishekë të kalibrit 16 GA
4 gëzhoja të kalibrit 12 GA
Të gjitha janë sekuestruar dhe pritet të përdoren si prova materiale gjatë procedurës së mëtejme.

Related article  Mariska Hargitay, 62, Debuts a Bold New Super-Short Haircut — A Look at Her Hair Transformation

Pas ngjarjes, Policia ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë” dhe ka angazhuar patrulla e njësi të tjera në kërkim të të dyshuarit.

Deri në momentin e raportimit, Remzi Arifi ende ndodhet në arrati.

Rasti po hetohet për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Published inNEWS