Skip to content

Shtohen telashet per Adi Hilen, ja se cfare u zbulua se fundmi

Organi i akuzës në kryeqytet e akuzon kompozitorin Adrian Hila për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Mësohet se kjo akuzë e re ndaj tij është ngritur pasi hetuesit kanë konstatuar se hard disku (memoria) e sistemit të kamerave ishte shkatërruar qëllimisht.

Hetuesit kanë tentuar të shohin hard-diskun e kamerave, për të parë çfarë materialesh ka në të, kur janë regjistruar ato dhe nëse në memorien kompjuterike ka pasur ndërhyrje të jashtme.

Related article  Zyrtarja e lartë e BE-së ‘plas’ bmbën para Kryeministrisë, sapo zbardhi mesazhin trondites qe i ka derguar Rama

Mirëpo, nga këqyrja që i është bërë pajisjes së administruar, është konstatuar se ajo ka pasur dëmtime të qëllimshme dhe menjëherë në lidhje me këtë fakt është pyetur edhe kompozitori Adi Hila, si pronar i hard-diskut.

Prokuroria e Tiranës zgjedh me short magjistratin që do të hetojë Adi Hilën, kompozitori në situatë të vështirë: Eli Fara dhe Monika Lubonja kanë depozituar kallëzim
Ai ka deklaruar se e kishte shkatërruar vetë hard-diskun dhe në përgjigje të interesit të hetuesve se si dhe përse kishte ndodhur kjo, Adi Hila ka pretenduar se e kishte dëmtuar memorien e kamerave sepse kishte frikë se hakerat mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna të tjera.

Related article  Climber who left girlfriend to freeze to death on mountain revealed her heartbreaking last words to him

Ky pretendim i kompozitorit, në fakt ka ngritur dyshime mbi pohime të mëparshme të tij, se kamerat nuk kishin memorie, por vetëm regjistronin në moment dhe nuk kishin kapacitet ruajtës.

Related article  LAJM I MADH, Pas pensionisteve ja personat e tjere qe do marrin bonus ME LEK

Dëmtimi i hard-diskut nga frika se prej tij hakerat mund të merrnin materiale të tjera, konfirmon se kamerat që Adi Hila kishte vendosur në shtëpi kanë pasur memorie dhe ai e ka ditur këtë fakt, ndaj hetimet e drejtuara nga prokurori Julian Xhengo pritet të zbardhin mënyrën sesi videot intime përfunduan në sajte për të rritur.

Published inNEWS