Skip to content

Një aksident i rëndë ka ndodhur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, te Rruga e Dibrës, ku një motor ka përplasur një të moshuar. Burime për mediat bëjnë me dije se për shkak të përplasjes, e moshuara mori dëmtime të rënda, të cilave nuk iu mbijetoi dot dhe dha frymën e fundit në spital.

Related article  Momente shqetesuese, ja cfare i ndodh dy te rinjve

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 të mbrëmjes së djeshme. E dëmtuara u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, ajo ndërroi jetë rreth orës 22:40, afro 3 orë nga ngjarja.

Po ashtu bëhet me dije se dhe drejtuesi i motomjetit mbeti i dëmtuar nga aksidenti dhe ndodhet në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Mike Pence with tears in their eyes make the sad announcement..

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi më datë 03.10.2026, rreth orës 19:35, në Rrugën e Dibrës, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. M., 75 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rreth orës 22:40, në spital.

Related article  “Do të jem me ju në shesh! Europa duhet t’ju dëgjojë”/ ja kush do ti bashkohet protestes

Gjithashtu, është dëmtuar dhe drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Published inNEWS