Mister në Elbasan! Banorët gjejnë një arkivol të mbyllur në përroin e Zaranikës. Burime për News 24 bëjnë me dije se sot në mesditë disa banorë kanë konstatuar një arkivol të mbyllur në rrjedhën e përroit të Zaranikës në periferi të Elbasanit.
Mbeten mister rrethanat në të cilat arkivoli ka përfunduar në rrjedhën e Zaranikës. Nuk dihet ende se nëse arkivoli është bosh, apo jo.
Ndërkohë që është njoftuar Policia dhe Agjencia e Shërbimeve Publike të Bashkisë së Elbasanit për rastin, që ka shkaktuar një gjendje të pazakontë te të gjithë ata që e kanë parë arkivolin e mbyllur të hedhur në rrjedhën e Zaranikës pranë një blloku banimi.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit rreth arkivolit të mbyllur në rrjedhën e Përroi të Zaranikës, autoritetet në Elbasan u mobilizuan për të hetuar incidentin. Pas ardhjes në vendngjarje, policia kryeu një vëzhgim të detajuar nga fillimi deri në fund të përroit.
Zyrtarët konfirmuan se, pas kontrollit, nuk është gjetur asnjë trup në gjatësinë e përroit. Ata theksojnë se janë ndërmarrë masa për të sqaruar këtë çështje, duke vazhduar punën me kamera sigurie në zonë dhe duke marrë në pyetje banorët që raportuan rastin.
