Skip to content

E pabesueshme/ Nëna vr*t dy djemtë e saj adoleshentë më pas i jep fu*nd jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një nënë ka vrarë dy djemtë e saj adoleshentë dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Tragjedia familjare raportohet se ka ndodhur në banesën e tyre në Villingen-Schwenningen të Gjermanisë.

Related article  VIDEO/ Anëtari i FRESH: Shokë dhe shoqe jemi ‘petalet’ më të bukura të ‘trëndafilit’ socialist

Policia tha se një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten.

Sipas mediave të huaja, ka qenë bashkëshorti dhe babai i fëmijëve që ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës gruan e tij dhe dy djemtë 14 dhe 16 vjeç.

Related article  ‘Çmendet’ moti/ Stuhia e fuqishme godet këtë vend

Punonjësit e shpëtimit mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tyre. Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes.

Sipas hetimeve fillestare, nëna ka vrarë fillimisht dy adoleshentët dhe më pas veten.

Related article  Ndodh edhe kjo! Ja çfarë i bëjnë gratë njëra-tjetrës në Pogradec

Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme. Sipas raportit, hetuesit morën në pyetje fqinjët në lagje të martën në mbrëmje ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore siguruan prova.

Published inLajme