Skip to content

Zjarr tek selia e partise demokratike

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në godinën e ish-Shtëpisë së Oficerëve në Fier, duke përfshirë një pjesë të katit të dytë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve. Ndërhyrja ka bërë të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit në katet e tjera të godinës.

Related article  Veprimi i cuditshëm i Edi Ramës, kryeministri “u bashkohet” protestuesve , çfarë fshihet pas saj (FOTO)

Dy katet e para të ndërtesës janë aktualisht të pashfrytëzuara, ndërsa në tre katet e tjera ndodhen zyra të Bashkisë Fier, si dhe selitë lokale të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Related article  Nderron jete mesuesi i dalluar dhe mbeshtetesi i flakte i PS

Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Related article  Ja cafre i ndodhi sot drejtoreshes qe beri namin me zhdukjen e pensioneve
Published inNEWS