Skip to content

Regjistrohen lëkundje të forta tèrmeti

Një tërmet me magnitudë 4.0 është regjistruar herët këtë mëngjes pranë Tebës në Greqi, duke u ndier edhe në zonën e Atikës. Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundja u regjistrua në orën 08:20, me epiqendër 2 kilometra në jug-juglindje të Tebës dhe me thellësi fokale 12.3 kilometra.

Related article  E zuri me tjetrin në dhomën e hotelit, burri vret gruan e tij Almën

Vetëm disa minuta më vonë, një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 3.3 u regjistrua rreth 4 kilometra në juglindje të Tebës.

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos, përmes një postimi, konfirmoi se tërmeti me magnitudë 4.0 u ndje edhe në Atikë, ndërsa theksoi se pas tij u regjistrua edhe lëkundja me magnitudë 3.3.

Related article  Vjen reagimi per 37 vjecaren qe humbi jeten

“Është shumë herët për të bërë ndonjë vlerësim”, shkroi Papadopoulos, duke shtuar se do të rikthehet me një vlerësim të mëtejshëm nëse do të jetë e nevojshme. Deri në këto momente nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.

Related article  Këto do të jenë shenjat më me fat për muajin korrik!
Published inNEWS