Skip to content

Aksident tragjik në Tiranë

Një 15 vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. I riu raportohet se kishte marrë fshehurazi makinën e të atit dhe kishte dalë në rrugë, ku më pas është përfshirë në aksident.

Ngjarja ka ndodhur në Pezë, aty ku banon familja e adoleshentit, ndërkohë që raportohet se i plagosur ka mbetur dhe shoku i tij 16 vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjet.

Related article  Butoni në panelin e makinës që mund ta bëjë çdo udhëtim më të rehatshëm

Dy të rinjtë kishin dalë në rrugë për të kaluar disa minuta, por fatkeqësisht 15 vjeçari ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Përplasja ka qenë e fortë dhe ai ka ndërruar jetë.

Related article  Coldwater Election Results Prompt Legal Scrutiny and Public Discussion

Ndërkohë, shoku i tij 16-vjeçar është transportuar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

Related article  Cfarë nuk u pa në Parlament! “Njerëzit të duan në burg!”/ Dalin detajet e sherrit të ashpër mes Shehajt dhe Ramës në Kuvend: Je hajdut, s’vodhi vetëm…

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton Policia.

Published inNEWS