Skip to content

E rëndë/ Kryetari i bashkisë i jep fund jetës pas një sherri me drejtorin e Pronave

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku kryetari i bashkisë lokale të Karavasit, Kosmas Tzorgopoulos i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë vjen pasi Tzorgopoulos dhe presidenti i Komitetit të Pronave të Brendshme, Vangelis Venardos u përfshinë në një sherr të dhunshëm.

Related article  E bene te vdekur gjithe diten, Artan Lame eshte gjalle, ja ku ndodhet

Siç raporton kythera.neës, sipas ankesave të Venardos, ai vetë është sulmuar nga kryetari i komunitetit, ndërsa nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e tij.

Pas episodit, Tzortzopoulos thuhet se është drejtuar në zonën e Platia Ammos, ku i ka dhënë fund jetës. Më pas ai u transferua në spitalin Triphyllio, ku u shpall i vdekur. Shkaku i vdekjes pritet të konfirmohet pas përfundimit të ekspertizës pas vdekjes.

Related article  TMERR NË AJËR! Rrëmbim, therje dhe të shtëna në një avion

Banorët vendas thanë se tensioni midis dy burrave ishte i rrënjosur thellë, me thashetheme për dallime personale që lidhen me çështjet e menaxhimit të komunitetit, sipas mediave lokale. Policia greke ka nisur një hetim të plotë për zbardhjen e rastit, por deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare.

Related article  I zhdukur prej 23 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçarit/ Dyshimet e para
Published inLajme