Skip to content

Denoncimi i qytetarit nxjerr emrin e “gruas së radhës” të Ergys Agasit në administrate

Një denoncim anonim ka ngritur pretendime në lidhje me ish-drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Ina Bello dhe biznesmenin Ergys Agasi.

Sipas personit që ka bërë denoncimin, gjatë periudhës kur Bello drejtonte Tatimet në Durrës, disa biznese janë kontrolluar dhe gjobitur edhe pse, sipas tij, nuk kishin probleme me detyrimet tatimore.

Related article  Mustafa Nano i bën thirrje Ramës

Në denoncim pretendohet gjithashtu se kontrollet janë kryer në mënyrë selektive dhe se disa biznese të lidhura nga denoncuesi me opozitën janë përballur më shpesh me masa administrative.

Related article  Autori i ngjarjes se rende ne Shkoder del para Gjykates

Në material përmendet edhe emri i Ergys Agasit, ndërsa denoncuesi pretendon se mes tij dhe Bellos ka ekzistuar një bashkëpunim. Megjithatë, denoncimi nuk shoqërohet me dokumente, komunikime apo prova të tjera që të vërtetojnë këto pretendime.

Një tjetër element i përmendur është largimi i Ina Bellos nga drejtimi i Tatimeve në Durrës. Sipas raportimeve të 30 janarit 2026, ajo nuk dha dorëheqjen, por u shkarkua nga detyra me motivacionin e performancës së dobët dhe më pas u transferua si inspektore tatimore në Tiranë.

Related article  Inside Jennifer Aniston’s $21M Bel Air home, now redesigned into a peaceful “Zen” retreat

Në vendin e saj u emërua Agron Nuredinaj./ JOQ

Published inNEWS