Skip to content

E bujshme/ Lala: Nga Rama, te KOKAT E HUAJA, kë spiunonte Vlora te Agasi, si u përdor SHISH që njerëzit e PS të

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se janë plot 503 komunikime mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmenit Ergys Agasi që SPAK i ka tashmë në dorë.

Gazetarja Lala tha se në komunikime, Hyseni e informonte Agasin për takimet me partnerëve ndërkombëtarë, për takimet me kryeministrin Edi Rama, si dhe për lëvizje në qeveri.

Në emisionin “Opinion”, Lala tha se Hyseni e ka përdorur SHISH-in për të përgjuar zyrtarët e lartë që kanë pasur përplasje me Agasin. Sipas saj, SHISH është përdorur për luftën brenda Partisë Socialiste.

Related article  Këta janë Arbeni dhe Lela, 51 vjeçarja ishte mësuese!

“503 materiale komunikime me ish drejtoreshën e SHISH, ndër të tjera zonja e informonte për takime me partnerët ndërkombëtarë, duke vënë në rrezik jetën e tyre, e informonte për takime me kryeministrin e vendit. Në takime diskutohej për lëvizje në qeveri, emërime, shkarkime e të gjitha me radhë. Këto janë të tëra si prova në dosjen hetimore, i ke me mesazhe me video.

Related article  Dalin detajet nga ngjarja ku humben jeten 11 persona

Zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, për shkak të përplasjeve që kishin me Agasin, janë vëzhguar nga SHISH. Si është e mundur që kemi një shefe të SHISH, që nuk e dimë nga ka ardhur, çfarë filtrash ka kaluar dhe çfarë materialesh mund të ketë kaluar te vendet jo-mike. Nga sot do ta kuptoni që ajo çfarë ka ndodhur me sigurinë kombëtare në këtë vend, pasojat do i ndjeni në 10 vitet e ardhshme dhe sa dëm ka bërë zonja. Koha do t’i provojë këto. SHISH është përdorur për luftë politike brenda Partisë Socialiste”, deklaroi Lala.

Related article  Ngjarja e dhimbshme shokon shtetin fqinj
Published inNEWS