Skip to content

Pensionistët do të marrin më shumë para: Ja sa rriten pensionet

Pensionet do të rriten me 3 për qind, ndërsa rritja këtë herë do të zbatohet në bazë të shumës së pensionit që merr secili pensionist dhe nuk do të jetë lineare.

Drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, ka konfirmuar se rritja e pensioneve për muajin shtator do të jetë 3 për qind.

Related article  Rama shkarkon drejtorët, por mban me kthetra “gurin e shahut” të Agasit në Kadastër

Kjo do të thotë se shuma shtesë do të jetë e ndryshme për çdo pensionist, në varësi të pensionit aktual.

Shembull:
Një pension prej 20.000 denarësh me rritjen prej 3% do të shtohet për 600 denarë, duke arritur në 20.600 denarë.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Aksident ne det, nderron jete nje person

Në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor tashmë po bëhen përllogaritjet për shumat e reja. Rritja pritet të reflektohet gjatë pagesës së pensioneve muajin e ardhshëm.

Ndryshe nga rritjet e mëparshme lineare, këtë herë pensionet do të harmonizohen në përqindje. Gjatë dy viteve të fundit, pensionet janë rritur në mënyrë lineare në katër raste, me një rritje të përgjithshme prej 7.000 denarësh.

Related article  Kishte vetëm 2 ditë që ishte liruar nga burgu – Kush është shqiptari që u hodh në det bashkë me gruan, për ta vrarë

Sa do të jetë rritja për ju? Shuma varet nga pensioni që merrni aktualisht.

Published inNEWS