Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident ne det, nderron jete nje person

Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur këtë pasdite mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku janë përplasur dy skafe.

Korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda bën me dije se një 25-vjeçar ka humbur jetën, teksa është plagosur edhe një person tjetër, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës.

Related article  Diten e sotme ndodh ngjarja fatale per 46 vjecarin (Detaje)

Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Ky është incidenti i dytë i rëndë me mjete lundruese në vend. Një ditë më parë, në Liqenin e Komanit, dy varka turistike u përplasën teksa transportonin pushues drejt Lumit të Shalës.

Related article  Ambasada Amerika ben thirrjen e forte qe prek te gjithe shqiptaret

Nga përplasja mbetën të plagosur pesë persona, mes tyre një turist i huaj, ndërsa shkaku paraprak u dyshua të ishte shpejtësia e lartë.

Related article  French Rape Survivor Gisèle Pelicot Says Falling in Love Again at Age 73 Was a 'Gift from Life'
Published inNEWS