Skip to content

Si kalon ti në takimet me agjentë serbë në dhomat

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me situatën e krijuar mesditën e kësaj të enjte, jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni e shantazhoi publikisht duke ngritur dyshime dhe pretendime mbi takime të mundshme që gazetarja mund të ketë kryer në ambientet e një hoteli me agjentë serbë.

Pas këtij kërcënimi të hapur dhe aspak tolerues ndaj një personazhi të medias, siç është dhe Lala, e cila në ato momente ishte duke kryer punën e saj, ka ardhur dhe reagimi i kësaj të fundit duke thënë paraprakisht që kjo akuzë e bërë nga Hyseni është e “fortë” dhe se ajo do të mbajë përgjegjësi.

Related article  Diçka e rëndë po ndodh me Dj Dagz, bën njoftimin që do u dhembë ne shpirt

“Akuzë shumë e fortë, do japë sqarime. Deklarata e Hysenit, përpjekje për shantazh”, ka thënë Lala shkurtimisht për News24, televizionin ku dhe prej vitesh ushtron detyrën e saj si gazetare.

Related article  Populli i kerkoi fuqishem doreheqjen, Edi Rama sapo komunikoi vendimin e marre

Kujtojmë se ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, u paraqit këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së, ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për dosjen “Agasi”.

Hyseni, e shoqëruar nga avokati i saj, u përball në hyrje të gjykatës me gazetarët, të cilët e pyetën pyetur lidhur me çështjen dhe dyshimet për përcjelljen e materialeve hetimore te biznesmeni Ergys Agasi, në një kohë kur ky i fundit ishte në kërkim.

Related article  E trishte, “Ne e humbëm beben” – Ish-banorja e Big Brother VIP ndan lajmin

Mes gazetarëve që i drejtuan pyetje Hysenit ishte edhe gazetarja Klodiana Lala.

“A i keni shpërndarë materiale të klasifikuara Ergys Agasit?”, ju drejtua Lala, ndërkohë që nga ana e Hysenit në vend që t’i përgjigjej drejtpërdrejt pyetjes, ajo iu kundërpërgjigj gazetares me akuza dhe shantazh.

“Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit ‘Rogner’?”, ja ktheu Hyseni.

Published inNEWS