Skip to content

Ndryshim i papritur per e albanian

Duke nisur nga data 1 tetor, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.

Kodi do të dërgohet për proceset që kërkojnë autentikim në e-Albania ose nënshkrim elektronik, duke shtuar dy kanale të tjera komunikimi për marrjen e tij.

Related article  Gazetari i BBC e pyeti Ramën nëse është i radhës në SPAK, ja reagimi i paimagjinueshëm i kryeministrit sipas tij!

Mesazhet zyrtare të dërguara përmes Viber dhe WhatsApp do të përmbajnë vetëm kodin e nevojshëm për autentikim ose nënshkrim elektronik.

Ato nuk do të kërkojnë të dhëna personale apo informacione sensitive dhe nuk do t’u kërkojnë përdoruesve të klikojnë në linke apo të kryejnë veprime të tjera.

Related article  Po ndiqej nga policia, një burrë Dyshohet se është

Përdoruesit këshillohen të tregojnë kujdes ndaj çdo mesazhi që kërkon informacione shtesë apo ndërveprime të tjera dhe të mos e ndajnë kodin e autentikimit me persona të tjerë.

Related article  Missing 'Virgin River' Actor Stewart McLean Now Believed to Be Victim of Homicide

Kodi është personal dhe duhet të përdoret vetëm për procesin për të cilin është gjeneruar, pa u ndarë me askënd.

Published inNEWS