Skip to content

Po ndiqej nga policia, një burrë Dyshohet se është

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Dortmund të Gjermanisë, ku një burrë është mbyllur në një apartament dhe dyshohet se mban peng dy fëmijë të mitur, raportojnë mediat gjermane.

Sipas autoriteteve, situata po trajtohet si një rast kërcënimi serioz, ndërsa policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht si “marrje pengu”.

Related article  Cudira shqiptare, ja cfare behet tek Bashkia e madhe ne vend

Mediat gjermane, përfshirë “Bild”, bëjnë me dije se pak para ngjarjes, i dyshuari kishte qëlluar me armë zjarri ndaj një efektivi policie, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi ka qenë i mbrojtur nga jeleku antiplumb. Po sipas “Bild”, autori dyshohet të jetë shtetas serb.

Ngjarja dyshohet se ka nisur më herët në një klub nate, ku ai ka shkaktuar panik duke kërcënuar klientët dhe duke përdorur sprej piperi. Më pas është larguar me automjet dhe, kur policia është përpjekur ta ndalojë, ai ka qëlluar nga dritarja me armë zjarri të kalibrit të vogël, duke goditur një efektiv.

Related article  FBI ne Tirane, gazetari ben deklaraten e forte

Pas përplasjes me policinë, ai është strehuar në një apartament, ku dyshohet se ka marrë peng dy fëmijë, që besohet të jenë të tij. Sipas raportimeve, i dyshuari ka gjithsej tre fëmijë.

Related article  A Life of Quiet Excellence and Dedication — Remembering a Character Actor Who Helped Shape Television’s Golden Era

Forca të shumta policore janë vendosur në zonë, ndërsa operacioni vijon për neutralizimin e situatës.

Published inNEWS