Skip to content

Ç’po ndodh?! Tjetër tërmet i fortë në Greqi

Një tjetër tërmet, me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka rënë ditën e sotme në Greqi.

Sipas mediave greke, tërmeti që është ndjerë edhe në Athinë e Atikë, ka ndodhur 20 kilometra në jug jugperëndim të Arkesinit.

Tërmeti vjen në valën e një serie tërmtesh që kanë përfshirë rajonin, ku epiqendra ka qenë ishulli i Santorinit, i cili gjatë këtyre ditëve ka shënuar shumë lëkundje.

Related article  I kërkuar për vrasje në Shqipëri, si u fsheh për 4 vite në Britani! Pagoi 50 mijë € për “kokën” e...

Ndërkohë kanë nisur largimet masive nga Santorini të njerëzve nga frika e tërmeteve, të cilët kanë ‘mbërthyer’ ishullin gjatë ditëve të fundit.

Related article  LAJM I FUNDIT – Sërish përplasje e madhe mes policisë dhe banorëve

Burime mediatike kanë siguruar fotografitë gjatë natës së kaluar, teksa dhjetëra makina presin në radhë për t’u larguar nga ishulli. Po ashtu, sipas informacioneve bëhet e ditur se nga ishulli nisen 3 tragete në ditë me kapacitet të plotë.

Related article  Vendi me shume shqiptare tronditet nga termeti i fuqishem, panik ne...

Kujtojmë se në ishull bie çdo 10 minuta nga një tërmet nga 4 deri në 5 ballë. Nga ishulli kanë ikur deri tani 10 tragete, mes tyre dhe një numer i lartë shqiptarësh.

Published inLajme