Skip to content

Lajmi që prek çdo blerës makine! Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Qeveria vendos “ligjin e ri”…

Ndryshojnë vlerat e zhdoganimit të automjeteve. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi, që sjell rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e tyre.

Sipas këtij udhëzimi, kush do të blejë jashtë një automjet dhe do e sjellë në Shqipëri, do të paguajë më shumë për zhdoganimin. Nga 130 mijë lekë deri më tani, vlera e deklaruar në doganë e një automjeti me cilindratë deri në 1 400 kubikë nuk mund të jetë më pak se 162 500 lekë.

Related article  Çmenduritë e motit nuk kanë të ndalur! Meteorologu Hakil Osmani na zbulon ferrin që na pret javën e ardhshme

Për automjetet me cilindratë nga 1900 e deri në 2500 kubikë, vlera dysheme rritet në 406 mijë lekë nga 325 mijë që ka qenë deri më tani. Rritja më e fortë shënohet te automjetet me cilindratë mbi 4 500 kubikë. Nga 800 mijë lekë aktualisht, një makinë me këtë fuqi motorike nuk mund të deklarohet për më pak se 1 milion lekë.

Rritje e ndjeshme do të bëhet edhe për çmimet referuese për zhdoganimin edhe të kamioçinave, kamionëve apo furgonave. Me automjetet e njërës prej këtyre kategorive me peshë deri në 1.5 tonë, çmimi minimal që do të deklarohet në doganë rritet në 500 mijë lekë nga 400 mijë që ishte.

Related article  E BUJSHME/ alarmi i ri prek botën

Për kamionçinat, furgonat apo kamionët me peshë nga 3.5 e deri në 10 tonë, çmimi dysheme i deklarimit rritet në mbi 1 milion lekë nga 850 mijë lekë që ishte.

Related article  GOP Senator Name-Checks Top Dems Over Party's Violence Problem – Not a 'Both Sides' Issue

Udhëzimi i cili prek veçanërisht automjetet e përdorua ka për qëllim të shmangë nën-deklarimin e vlerave të automjeteve që importohen nga jashtë.

Published inNEWS