Skip to content

Çmenduritë e motit nuk kanë të ndalur! Meteorologu Hakil Osmani na zbulon ferrin që na pret javën e ardhshme

Meteorologu Hakil Osmani u shpreh se kjo fundjavë dhe vijimi i javës së ardhshme do të mbetet me temperatura të larta.

Sipas meteorologut, temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, ndërsa një pjesë e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe shpeshherë me vranësira në zona të izoluara.

“Kjo e shtunë mbetet me temperatura të larta, pasi territori ynë mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit. Me 41°C mbetet qarku i Elbasanit dhe Beratit, ndërsa Shkodra dhe Gjirokastra me 40°C. Zona që është më e freskët është juglindja.

Related article  Doli në protestë me djalin e paralizuar dhe u rrah nga policia! Pas lirimit Altin Hila trondit Edi Ramën: Jemi rrit pa bukë, ta dish që

Edhe dita e nesërme do të ketë temperatura 40-41°C në qytetet e zonës së ulët. Ajo çfarë ndryshon është orët e para të mëngjesit, të cilat do të jenë 18°C. 24-orëshi i ditës së nesërme do të jetë i nxehtë. Pjesërisht në zonat lindore do të kemi herë pas here momente të pakta shiu.

Related article  BKH-ja i gjeti 800 mijë euro në shtëpi Olta Xhaçkës?”,

Ndërkohë, java që vjen pritet të mbetet me temperatura të larta, të cilat do të luhaten nga vlerat 39 deri në vlerën 41°C. Pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm. Ndërkohë, në zona të izoluara pritet të kemi reshje shiu. Temperaturat do të jenë të larta në orët e mesditës. Do të jetë një gusht me temperatura shumë më të larta se normalet”, u shpreh Osmani.

Related article  Tërmet në Berat, deri me tani raportohet se
Published inNEWS