Forca të shumta të Policisë së Vlorës kanë rrethuar një vilë në jug, ku është arrestuar Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej vitit 2024 në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Palasë, ku forca të shumta të Policisë së Vlorës kanë rrethuar një vilë.
Mësohet se gjatë operacionit është arrestuar Renardo Nallbani, person i shpallur në kërkim nga SPAK që prej vitit 2024 për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ky arrestim vjen teksa “kokat” e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto shijojnë arratinë.
Nallbani akuzohet për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
LEXO EDHE: A e dije se kur një hardhucë hyn në shtëpinë tënde, është një shenjë e…
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi dinamikën e operacionit, personat e tjerë që mund të kenë qenë në vilë apo nëse gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar sende me interes për hetimin.
Pritet që autoritetet të japin informacion zyrtar mbi operacionin dhe procedurat që do të ndiqen pas arrestimit të Nallbanit.
Kush është Renardo Nallbani?
Renardo Nallbani është një nga të pandehurit në dosjen e SPAK për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, një procedim që përfshin 12 persona dhe dy shoqëri tregtare.
Sipas materialit të SPAK, Nallbani akuzohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
LEXO EDHE: TRONDITET SHQIPERIA! Vritet ish portieri i njohur
Krahas Renardo Nallbanit, SPAK ka dërguar për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Dashamir Ymerajn, Arjola Kodrën, Denisa Tollkuçin, Elton Buallin, Endrit Habilajn, Ilir Dedjën, Giuseppe Ciaffaglione, Marc Richard Lappat dhe Michael Peter Druijts.
Për gjykim janë dërguar gjithashtu personat juridikë “Integrated Energy BV SPV” dhe “Integrated Technology Services”.
Skema e inceneratorit të Tiranës
Çështja lidhet me kontratën koncesionare për “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, të lidhur më 31 gusht 2017 mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”.
Vlera e parashikuar e investimit ishte 128,248,330 euro pa TVSH. Sipas SPAK, nga lidhja e kontratës deri në vitin 2023, kur u vendos sekuestroja preventive, shoqëria koncesionare kishte siguruar të ardhura prej 11,319,754,405 lekësh, ndërsa për ndërtimin e objektit rezultonte e investuar një shumë prej 21,017,157 eurosh.
LEXO EDHE: Ngjarja E MADHE qe po paralajmerohet ne 12 gusht! Ekspertet njoftojne urgjent: Ja c’duhet te beni
Prokuroria pretendon se Mërtiri dhe Zoto kanë përfituar në mënyrë të parregullt shuma të mëdha nga zbatimi i kontratës, duke përdorur fatura të dyshuara si fiktive, shoqëri të krijuara brenda dhe jashtë vendit dhe transferime në para fizike. Sipas hetimit, përmes këtij mekanizmi janë nxjerrë nga llogaritë e shoqërisë koncesionare 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 euro.
Në të njëjtën dosje, SPAK pretendon se rreth 30 milionë euro janë pastruar nëpërmjet skemës së faturave të konsideruara fiktive.
Të shohim nëse arrestimi i Nallbanit, është fillimi i një aksioni që do ‘presë’ kokat e vërteta të kësaj afere, Mërtirit dhe Zotos.
