Skip to content

Kryebashkiaku i Nju Jorkut e quajti kriminel lufte, Netanyahu e sulmon: Mbështet përbindëshat terroristë të Hamasit

 

ryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka sulmuar kryebashkiakun e Nju Jorkut, Zohran Mamdani, pak para nisjes së tij drejt qytetit, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në një video të publikuar në X, Netanyahu akuzoi Mamdanin se mbështet Hamasin dhe se nxit veprime kundër komunitetit hebre në Nju Jork.

Related article  As në ëndrra se kishte imagjinuar! Vjen lajmi shumë i keq për Edi Ramën, ja çfarë sapo u zbulua në Shesh

“Turp për ty, zoti Mamdani”, u shpreh Netanyahu, duke shtuar: “Turp për ty që mbështet përbindëshat terroristë të Hamasit që masakruan popullin tonë. Turp për ty që nxit trazira kundër hebrenjve të Nju Jorkut”.

Related article  Zvërneci i ngriti në këmbë! Mbyllet protesta e tretë në Tiranë, vjen njoftimi urgjent per protestuesit

Netanyahu tha gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në OKB do të paraqesë versionin e tij për zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe për akuzat që ka bërë ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut.

“Do të vij në OKB. Do të them të vërtetën për ushtarët tanë heroikë. Dhe do të them të vërtetën për ty”, deklaroi kryeministri izraelit.

Related article  Tronditet Franca, Dider Deschamps largohet me urgjencë pasi mori lajmin e trishtë

Nga ana tjetër, në një intervistë për CNN, Mamdani e ka cilësuar Netanyahun si “kriminel lufte” dhe e ka akuzuar për zhvillimet në Gaza.

 

Published inNEWS