Skip to content

Ngjarje tronditëse në vend/ Një 19-vjeçar gjendet i pajete, dyshohet se …

Një djalë 19-vjeçar është gjetur i vdekur në Nikaj të Kaçanikut.

Sipas të dhënave fillestare të policisë, viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, transmeton IndeksOnline.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Related article  I merret jeta nje personi perballe baneses se tij

“Me datën 03.10.2026, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se në fshatin Nikaj të Kaçanikut, familjarët kanë gjetur një 19-vjeçar, pa shenja jete

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Related article  'Plasi' keq ne Tirane! C'po ndodh tek Komisariati nr. 3, dalin pamjet e para, thuhet se ...

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë” deklaroi Veseli.

Related article  Njolla kafe ose të verdha në të brendshme: kur janë normale dhe kur duhen kontrolluar?

Ai bëri me dije se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Ky i fundit ka autorizuar hetuesit rajonal të vijojnë punën deri në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Published inNEWS