Skip to content

A është cenuar siguria kombëtare? SPAK lëshoi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, hera e parë në historinë e Shqipërisë

SPAK lëshoi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për skandalin e AKSHI-t. Lajmi u konfirmua ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala, e cila në një lidhje telefonike për News24 raportoi se kjo është një ngjarje e paprecedentë për historinë e Shqipërisë.

Related article  LAJMI I FUNDIT/ Të shtèna me a.rmë zjárri

Në një kohë kur SPAK lëshoi këtë masë sigurie për numrin një të sigurisë së shtetit shqiptar, natyrshëm lind pyetja nëse është cënuar sigurua kombëtare?!

“Është rasti i parë që një zyrtare e lartë merr këtë masë sigurie. Teksa pretendohet se kreu i SHISH ka në dorë sekrete te shqiptarëve, ka përfunduar në një masë arresti. Nuk është e konfirmuar nëse i është komunikuar kjo masë sigurie apo jo. Është zyrtari i parë i lartë në këtë detyrë që përfundon në këtë akuzë nën dyshime nga SPAK.”, tha gazetarja Klodiana Lala. Sakaq, aksioni blic nisi në orën 7:30, ndërsa operacioni vijon ende, ku aktualisht po ushtrohen kontrolle.

Related article  Të q* robt, të q* motrën”/ Sh err dhe te nsione në Kuvend, momenti kur ish-ministri “shpërthen” në sh arje ndaj demokratëve

Kujtojmë se një tjetër precedent u krijua dhe me rastin e Bashkim Gazidedes, i cili u largua nga Shqipëria në vitin 97, por për çështje të tjera, siç ishin trazirat e vitit të mbrapshtë.

Related article  Lajmi i fundit – Ngjarje tronditëse brenda familjes
Published inNEWS