Skip to content

Lajmi i fundit – Ngjarje tronditëse brenda familjes

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një 26-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, duke bërë që ajo të largohet nga shtëpia së bashku me katër fëmijët, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 korrikut, rreth orës 16:50, në rrugën “Gusia” në Pejë. I dyshuari është A. Sh., rreth 27-vjeçar, ndërsa viktimë F. Sh., rreth 21-vjeçar.

Related article  Flet dhe zbulon të gjitha Sokrat Vata! Ato po rriheshin me njëri tjetrin,

Sipas burimeve, konflikti ka nisur derisa e reja ishte duke biseduar në telefon. Bashkëshorti i saj ka tentuar t’ia marrë telefonin celular nga dora, e pasi ajo ka refuzuar, ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur, fyer dhe sharë atë, si dhe familjarët e saj.

LEXO EDHE: Ngjarje e rende, p*rplaset nje femi i mitur
Në përpjekje për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe vjehrra e viktimës, e cila më pas ka njoftuar Policinë.

Related article  Çifti shqiptar që vdiqën në Athinë ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë

Edhe pse nuk kishte lëndime të dukshme dhe refuzoi trajtimin mjekësor, viktima ka deklaruar se ka frikë nga bashkëshorti i saj dhe se nuk dëshiron të kthehet më në shtëpinë bashkëshortore.

Pasi nuk kishte familjarë ku të strehohej, me asistimin e Policisë dhe një punëtori të Qendrës për Punë Sociale, ajo ka shkuar në banesë, ka marrë katër fëmijët dhe sendet personale, për t’u sistemuar më pas në Shtëpinë e Sigurt, së bashku me fëmijët.

Related article  Erdogan i premton Kurtit, “dridhë” Beogradin me deklaratë për Kosovën

LEXO EDHE: Tragjike/ Ra nga skela, ndërron jetë shqiptari
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit. Për rastin është njoftuar edhe Mbrojtësi i Viktimave, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Published inNEWS