Skip to content

Vr asja e policit ne Korce, ministri i Brendshëm ben reagimin e papritur

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit gjatë operacionit në Maliq, duke theksuar se ngjarja do t’i nënshtrohet një hetimi të plotë për të përcaktuar çdo përgjegjësi të mundshme.

Teksa foli për mediat nga Spitali i Traumës, ku vizitoi efektin tjetër që mbeti i plagosur, Edison Adri, ministri u shpreh se rasti duhet të jetë apel për të gjithë drejtuesit e strukturave policore që të garantojnë me përgjegjësi maksimale sigurinë e efektivëve gjatë operacioneve.

Related article  Protestuesit nën zyrën e tij, Edi Rama "arrtiset" jashtë Shqipërisë/ Ku ndodhet Kryeministri...

“Çdo situatë e tillë kërkon vëmendje maksimale dhe një hetim të thelluar mbi përgjegjësitë disiplinore dhe ligjore në menaxhimin e situatave. Ju siguroj se një hetim i tillë vijon. Drejtori I përgjithshëm është nisur drejt Korcës, edhe unë do ti bashkëngjitëm për të shkuar atje. Kjo është apel për cdo drejtues që me përgjegjësinë me maksimale të garantojë jetën dhe shëndetin e kolegëve të tyre, më pas është koha për përgjegjësi morale dhe ligjore.

Related article  Si në filma, në zonë të thellë dhe pa valë! Në makinë me babë e bir në Dukagjin, i plagosuri eci 2 km në këmbë për të njoftuar policinë

Çfarëdo që të nxjerrë hetimi dhe kushto që do të dalë përgjegjës përpara këtij hetimi do të mbajë përgjegjësi. Për këtë ju siguroj”, tha Lamallari.

Related article  Artan Hoxha nxjerr detajet e rënda, ja pse u detyrua të largohej nga Shqipëria

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje (4 qershor) gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit Violand Braçellari 43 vjeç qëlloi me armë efektivët duke lënë të vrarë Enea Mekollin dhe u plagos Edison Adri.

Published inNEWS