Skip to content

VIDEO E CMENDUR – 10 gra rrahin bashke parukieren, e pabesueshme se cila ishte arsyeja

Një parukiere në Turqi është sulmuar brutalisht nga familjarët e një klienteje, e cila nuk ishte e kënaqur me modelin e flokëve që i ishte bërë fëmijës së saj.

Ngjarja ndodhi në provincën e Kahramanmaraş dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së sallonit. Pronarja e parukerisë, Duygu Mert, ka bërë kallëzim në polici, duke pretenduar se gjatë sulmit është goditur edhe vajza e saj, ndërsa është dëmtuar edhe pajisjet e biznesit.

Related article  Pa hyre mire Korriku, Meri jep lajmin bmbe: Do pasurohen kete muaj, ju fshihen hallet e renda

Sipas parukieres, gjithçka nisi kur një kliente me inicialet E.G. shkoi në sallon për t’i prerë flokët fëmijës së saj. Pas prerjes, mes gruas dhe punonjëseve të sallonit nisi një debat, pasi ajo nuk ishte e kënaqur me rezultatin.

Duygu Mert ndërhyri dhe i tha klientes se, nëse nuk ishte e kënaqur, mund t’i kthente paratë dhe ta çonte fëmijën për t’i prerë flokët diku tjetër. Gruaja fillimisht u largua, por më pas u kthye së bashku me familjarët e saj.

Related article  “Besa”, “Sorra”, “Korba” dhe “Flamingo”/ Veton Surroi ben deklaraten e bujshme per Ramen dhe protesten

Sipas Mert, rreth 10 gra hynë në biznes pa thënë asgjë dhe e sulmuan. Ajo pretendon se e goditën, i tërhoqën flokët dhe e rrëzuan përtokë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe mori dëshmitë e personave të përfshirë, ndërsa u sekuestruan dhe u shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë.

Related article  E fundit! Edi Rama u lajmin e keq socialistëve, sipas sondazhit ja sa përqind e duan qeverinë sot

Pas sulmit, Duygu Mert shkoi në spital, ku mori raport mjekësor për dëmtimet e pësuara. Më pas ajo bëri kallëzim ndaj personave që, sipas saj, e kishin sulmuar.

Published inNEWS