Skip to content

E rènde ne shtetin fqinj, gjendet e pajete nje e re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë në Igumenicë. Një 27-vjeçar ka telefonuar policinë dhe ka raportuar se ai dhe partnerja e tij ishin sulmuar. Ai njoftoi gjithashtu se 25-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Related article  Ngjarja e Shkodres! Dalin detajet e reja, autori flet per here te pare

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje. Aty gjeti të renë të vdekur. Sipas informacioneve të para, trupi i saj kishte plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga thika. Burri u gjet pranë vendit, i fshehur në bimësi të dendur. Ai pretendonte se edhe vetë ishte rrahur dhe sulmuar. Por gjatë kontrollit të parë, policët nuk konstatuan asnjë dëmtim të jashtëm apo shenja dhune në trupin e tij.

Related article  E rëndë në Greqi, 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident, dalin detajet dhe nga janë

27-vjeçari u dërgua fillimisht për ndihmë mjekësore. Më pas pritet të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë, ku do të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e vdekjes së partneres.

Related article  Media ne zi, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar
Published inNEWS