Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.
Prej ku mësohet se një automjet tip “BYD”, me targa AC 501 AE, me drejtues shtetasin F.Q., 47-vjeç, ka përplasur një këmbësore 60-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
