Skip to content

FBI “zbarkon” në Tiranë

Të hënën në Tiranë, në orën 09:00, do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së Ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Raportohet se në këtë konferencë do të marrin pjesë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe vende të tjera.

Related article  Njolla kafe ose të verdha në të brendshme: kur janë normale dhe kur duhen kontrolluar?

Mësohet se në këtë takim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtues të tjerë të agjencive ligjzbatuese.

Related article  RAMA nxjerr jashtë loje Manastirliun dhe Demon, Arbër Hajdari lë

Gjithashtu, në konferencë do të jetë i pranishëm Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, si dhe Ambasadorja në detyrë dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy Vanhorn.

Related article  “Kjo është super rruga”/ Tjetër tunel, Rama që në mëngjes tregon aksin që lidh Tiranën me…

Konferenca konsiderohet një nga aktivitetet e rëndësishme ku marrin pjesë përfaqësues të FBI-së, së bashku me drejtues dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme.

Published inNEWS