Skip to content

I FUNDIT – Vritet shqitpari 25-vjecar, dalin detajet tronditese, pronari i shtepise zbuloi qe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Torino të Italisë, ku pronari i një shtëpie e cila thuhet se ishte vënë në shënjestër për t’u grabitur, i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar.

Deri më tani, identifikimi i viktimës nuk është bërë ende por mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një 25-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banor i Torinos.

Related article  Conservative Pundit Scott Jennings Blows Up on 23-Year-Old Panelist Live on CNN: 'Get Your F---ing Hand Out of My Face'

Paraprakisht mësohet se viktima rezulton me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa nuk dihet akoma se për çfarë konkretisht.

Si ndodhi ngjarja?

35-vjeçari i habiti hajdutët mbrëmë në oborrin e shtëpisë së tij në fermë, e cila ishte duke u rinovuar në Via Roma, në Baldissero d\’Alba.

Related article  Lajmi i fundit – Vdes biznesmeni i njohur, zyrtar i larte i Partise Demokratike

Ishte ora 2:00 e mëngjesit dhe jashtë ishte errësirë, kur pronari i godinës që u tentua të grabitej, ishte vetëm në shtëpi kur dëgjoi zhurma që vinin nga jashtë. Në këto rrethana thuhet se ai mori armën e tij dhe doli për të parë se çfarë po ndodhte.

Me të dalë jashtë, 35-vjeçari (pronari i shtëpisë) u gjend përballë një bande grabitësish, rreth pesë personash, ndaj të cilëve hapi zjarr duke i marrë jetën njëri prej tyre, shqiptarit.

Related article  Ikën Altin Jani, emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar

Bashkëpunëtorët e viktimës mësohet se u zhdukën me vrap nga vendngjarja, ndërsa pronari i fermës njoftoi shërbimet e emergjencës. Shërbimet e urgjencës mjekësore mbërritën gjithashtu në vendngjarje dhe u përpoqën që ta rikthenin në jetë viktimën, por pa sukses.

Published inNEWS