Skip to content

Vdekja misterioze/ Pak para krijimit të shtetit Bektashi, gjendet i vdekur baba…

Ka ndërruar jetë në Alipostivan të Përmetit, Baba Hekuran Nikollari, i cili është gjetur pa shenja jete.

Lajmi konfirmohet nga burime policore teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe mësohet se ai nuk kishte shfaqur probleme shëndetësore. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes.

Related article  Fluks në reanimacionin e Traumës, Sturçe: Shkak..., 40% nuk ja dalin

Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.

Drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin.

Related article  “Nuk e di si e bëra”/ Flet i riu që shmangu tragjedinë në Tiranë: Ishte...

Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.

Published inLajme