Skip to content

Fluks në reanimacionin e Traumës, Sturçe: Shkak…, 40% nuk ja dalin

Spitali universitar i Traumës përballet çdo ditë me afro 200 urgjenca që kanë nevojë me ndihmë mjekësore.

Disa prej këtyre pacientëve përfundojnë në reanimacion si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Në një intervistë për Euronews Albania, Rexhina Sturçe, shefja e shërbimit të reanimacionit, pohon se fluksi i shtrimeve është shumë i lartë.

Related article  Ngjarje e rëndë... Vranë 10-vjeçaren, dënohen me burgim të përjetshëm babai së bashku me njerkën, deklarata shokuese për policinë: E dënova…...

“Numri i shtrimeve në reanimacion si rezultat i traumave është i lartë. Ngarkesa jonë mund të jetë maksimale, gati çdo ditë ne kemi 12 shtretër në renaimacion dhe në përqindje më të lartë të kohës ne këto shtretër i kemi të zënë me pacientë”, thotë Sturçe.

Related article  FOTO/ Ja shenja e rëndë që i la Gjestit goditja e fortë që mori nga Jozi

Shkaqet e traumave janë të ndryshme, por aksidentet automobilistike janë ato që mbizotërojnë.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha që kanë pësuar këta pacientë, disa nuk ja dalin.

“Përqindja e mortaliteti në renaimacion është e lartë. Përafërsisht nga traumat që shtrohen gati 35-40% nuk ja dalin, plus dhe invalidizimi i një pjesë pacientëve që vazhdojnë të jetojnë, është i lartë”, shprehet ajo.

Related article  Tragjedi e madhe - Autobusi me turistë përplaset me një kamion, raportohen viktima dhe shume te plagosur

Nisur nga kjo situatë mjekja bën apel që të bëhet kujdes në rrugë, si nga këmbësorët ashtu dhe përdoruesit e mjeteve, ajo thotë se aksidentet me skuter janë shtuar së fundmi, ndërsa mbizotërojnë moshat e reja.

Published inLajme