Skip to content

FBI “zbarkon” në Tiranë

Të hënën në Tiranë, në orën 09:00, do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së Ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Raportohet se në këtë konferencë do të marrin pjesë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe vende të tjera.

Related article  Rritet presioni për Edi Ramen: Ja çfarë sapo ndodhi qe ka perfshire edhe media e fuqishme amerikane

Mësohet se në këtë takim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtues të tjerë të agjencive ligjzbatuese.

Related article  “Nuk pret puna te vota!” Kur do të largohet Edi Rama?

Gjithashtu, në konferencë do të jetë i pranishëm Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, si dhe Ambasadorja në detyrë dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy Vanhorn.

Related article  Denoncimi i qytetarit nxjerr emrin e “gruas së radhës” të Ergys Agasit në administrate

Konferenca konsiderohet një nga aktivitetet e rëndësishme ku marrin pjesë përfaqësues të FBI-së, së bashku me drejtues dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme.

Published inNEWS