“Nuk pret puna te vota!” Kur do të largohet Edi Rama?

Kur do të largohet Edi Rama nga politika dhe kush do ta përcaktojë fundin e rrugëtimit të tij politik? Kjo pyetje ka rikthyer në vëmendje një përballje mes kryeministrit dhe gazetarit Blendi Fevziu, gjatë së cilës nuk kanë munguar replikat e forta.

Në faqen e emisionit “Opinion” në rrjetet sociale është ripublikuar një fragment nga një intervistë e mëparshme e kreut të qeverisë, ku ai pyetet drejtpërdrejt për momentin kur do të vendosë të largohet.

Related article  Aksident I FRIKSHËM! Po prisnin të hapej semafori, furgoni merr para çiftin e të moshuarve ... Thuhet se te dy

Përgjigjja e Ramës është e prerë. Kryeministri këmbëngul se largimi i tij nga politika do të jetë një vendim personal, ndërsa Fevziu e kundërshton, duke i kujtuar se janë qytetarët ata që vendosin përmes votës.

Debati merr një tjetër rrjedhë kur Rama shprehet se nuk do të vijë puna deri te vota, duke lënë të kuptohet se mund të zgjedhë vetë momentin e tërheqjes nga jeta politike.

Nga ana tjetër, gazetari e ngacmon lidhur me planet e tij afatgjata, ndërsa kryeministri nuk përjashton as mundësinë e një largimi të shpejtë.

Related article  Flet dhe zbulon të gjitha Sokrat Vata! Ato po rriheshin me njëri tjetrin,

Debati mes Edi Ramës dhe Blendi Fevziut:

Edi Rama: Duhet ta mësosh se ta kam thënë që i vogël, Fevzi. Unë do të iki kur ta vendos unë. Këtë duhet ta mësosh.

Blendi Fevziu: Jo kur ta vendosin shqiptarët?

Edi Rama: Ti, ai dhe të gjithë…

Blendi Fevziu: Kur të teket ty? Jo, kur ta vendosin votat?

Related article  LOLITA trondit: Ja kush është gazetarja e madhe që Gys Agasi i ka blerë 150 mijë euro makinë luksi!

Edi Rama: Kur ta vendos unë do iki. Votat, patjetër more, nuk do të vijë puna te vota.

Blendi Fevziu: A do të ikësh pa votë?

Edi Rama: Kur ta vendos unë do të iki nga politika.

Blendi Fevziu: E paske marrë në plan për gjatë-gjatë, jo vetëm për këto zgjedhje.

Edi Rama: Mund të jetë dhe shumë shkurt, por ama kur ta vendos unë.