Skip to content

Jane identifikuar tre vktimat

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri prej viktimave, mbetjet mortore të të cilave u gjetën në varret masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Idriz Rrecaj, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu janë tre personat e identifikuar deri më tani përmes analizave të ADN-së, pas zhvarrimit të mbetjeve mortore. Të tre ishin pjesë e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë më 19 prill të vitit 1999 nga forcat serbe. Identifikimi i tyre vjen 27 vjet pas zhdukjes.

Në mesin e të identifikuarve është edhe veprimtari politik nga Skenderaj, Idriz Rrecaj. Familja e tij ka bërë të ditur se është njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës se analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tij. Sipas familjes, konfirmimi është bërë nga laboratori i ADN-së në Hagë.

Related article  Greqia, Soros apo dhëndri i Trump? Zbulohet e VËRTETA që po tmerron Ramën (Dhe nuk është ajo që mendoni)!

Rrecaj ishte veprimtar politik dhe një nga themeluesit e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Gjatë luftës ishte angazhuar edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si këshilltar i Jetullah Gecit, komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti”. Ai ishte dekoruar më 2019 me titullin “Hero i Kosovës”.

Po ashtu, është konfirmuar identiteti i Salih Mëziut. Familja Mëziu ka njoftuar se Salihu ishte njëri prej dhjetë anëtarëve të kësaj familjeje nga Marina e Skenderajt që figuronin të zhdukur në kuadër të “Grupit të Intelektualëve”. Familjarët e kanë cilësuar identifikimin si një përgjigje të dhimbshme, por të shumëpritur pas më shumë se 27 vjetësh.

Related article  Nuredin Dumani e rrahu brënda burgut 313, polici befason me deklaratën:

Personi i tretë i identifikuar është Adem Beqiri, po ashtu pjesëtar i “Grupit të Intelektualëve”. Identiteti i të treve është bërë publik pas njoftimeve të familjarëve dhe raportimeve të mediave, ndërsa një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte konfirmuar rezultatet e para të ADN-së pa i bërë publikë emrat.

Kurti kishte njoftuar se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur kishte pranuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur tri raportet e para të ADN-së nga mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë. Ai kishte bërë të ditur se familjet e tre personave të identifikuar ishin njoftuar nga institucionet.

Related article  The 1972 Academy Awards: Why It Remains One of the Most Iconic Ceremonies Ever

Mbetjet mortore u zbuluan gjatë gërmimeve të zhvilluara në zonën e Zubin Potokut. Sipas të dhënave të bëra publike nga institucionet, në tri lokacione në Kalludër dhe Jabukë janë gjetur mbetje që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave. Numri përkon me numrin e personave të “Grupit të Intelektualëve” që figuronin të zhdukur.

Autoritetet kanë paralajmëruar se priten edhe rezultate të tjera të analizave të ADN-së, të cilat mund të çojnë në identifikimin e mbetjeve të tjera mortore të gjetura në këto vendndodhje.

Published inNEWS