Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Dibër, ku një 22-vjeçare është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Trupi i pajetë i 22-vjeçares po dërgohet në morgun e Spitalit të Peshkopisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që mund ta kenë shtyrë të renë të ndërmarrë këtë akt.
