Skip to content

I mori jeten gruas se

Kjo është 58-vjeçarja Lumturi Patushi, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj, Hysni Patushi.

Sipas të dhënave të bëra publike për ngjarjen, konflikti mes çiftit dyshohet se nisi për shkak të mungesës së Lumturisë në banesën e tyre. 58-vjeçarja kalonte pjesën më të madhe të kohës në shtëpinë e vajzës së saj, ku kujdesej për katër fëmijët e mitur.

Related article  All Eyes on Sunday Rose: Nicole Kidman’s Daughter Impresses at the Dior Fashion Show

Kjo situatë dyshohet se ka shkaktuar përplasje të vazhdueshme mes bashkëshortëve. Ditën e ngjarjes, Hysni Patushi, i cili sipas raportimeve kishte konsumuar alkool, u largua nga banesa e çiftit në zonën e “Don Boskos” dhe shkoi drejt banesës së vajzës së tyre në “Rrugën Ranorama”, ku ndodhi krimi.

Vrasja ndodhi në prani të nipërve të çiftit, ndërsa pas ngjarjes autori u largua nga vendi i krimit dhe hodhi thikën jashtë pallatit.

Related article  Reagon ashpër babai i Edi Kuçit – Ja çfarë paralajmëroi për Jozin

Më pas, ai shkoi në Kamëz, ku u takua me një të afërm. Sipas raportimeve, i afërmi e bindi të vetëdorëzohej në polici. Hysni Patushi më pas pranoi autorësinë e krimit dhe gjatë dëshmisë e lidhi përshkallëzimin e konfliktit me konsumimin e alkoolit.

Related article  Tjeter ngjarje e rende trondit vendin tone

Hetuesit arritën të gjejnë dhe sekuestrojnë edhe thikën e përdorur në krim, me ndihmën e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Sipas të dhënave të bëra publike, kjo nuk ishte hera e parë që Patushi akuzohej për dhunë ndaj bashkëshortes. Në vitin 2017 ai ishte arrestuar për dhunë në familje ndaj Lumturisë, me të cilën kishte shtatë fëmijë.

Published inNEWS