Skip to content

Trondit ish-hetuesja: Ja kush e tradhëtoi Hashim Thaçin

Nevenka Tromp, ish-hetuese e Tribunalit të Hagës në procesin kundër ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, ka folur në një intervistë për A2 CNN Albania për rastin e Hashim Thaçit dhe Gjykatës Speciale në Hagë.

Tromp ka deklaruar se, sipas saj, Hashim Thaçi është tradhtuar nga Perëndimi, ndonëse ai kishte bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe kishte mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara.

Related article  Sheriff Gives Update on Nancy Guthrie Investigation 100 Days In, Doesn't Address County Official's Claims He Scolded Her Over FBI Tip

Ajo ka theksuar se udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Thaçin, kishin mbështetur themelimin e këtyre Dhomave, duke besuar në drejtësinë e kauzës së tyre dhe në mbështetjen ndërkombëtare.

Related article  3AM Bracelet Truth

Deklarata e Tromp vjen në një kohë kur në Kosovë është rikthyer fuqishëm debati mbi rolin e Perëndimit në krijimin e Gjykatës Speciale dhe mbi procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Related article  I FUNDIT: Tjetër “goditje” nga i nxehti afrikan, ja sa do shkojne temperaturat ne Shqiperi

Tromp, e cila ka qenë pjesë e hetimeve të Tribunalit të Hagës ndaj Millosheviqit, ka qenë kritike ndaj mënyrës se si është zhvilluar procesi i Speciales dhe ka argumentuar se drejtësia duhet të jetë e paanshme.

Published inNEWS