Skip to content

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, pranë kryqëzimit të Parkut. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet që përdorej nga një shpërndarës ushqimesh.

Related article  'Tronditet' Edi Rama, merr mesazhin e koduar! Nuk do ta besoni kush e thumboi forte

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Related article  Lajm i trishte kete te enjte, ja kush nderroi jete

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Related article  reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Published inNEWS