Skip to content

Ish-hetuesja e Hagës zbulon skandalin e gjyqtarit Smith

Sipas ish-hulumtueses së Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp, dënimi prej 25 vjetësh për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatë Speciale, “është praktikisht dënim i përjetshëm”.

“Unë u trondita nga ajo që e konsiderova mizorinë e gjyqtarit kryesues, Charles Smith, kur ai përmendi tri gjëra që, sipas meje, ilustrojnë thelbin e pyetjes suaj. Si do të lidhet rekordi historik dhe drejtësia tranzicionale pas luftës me faktin se një ish-drejtues i UÇK-së dhe ish-president i Kosovës është dënuar me 25 vjet burg? Kjo, de facto, për një president si Thaçi, i cili tashmë është në të 60-at, nënkupton një dënim të përjetshëm”, thotë ajo.

Related article  Woman Cut 4-Year-Old Daughter's Throat Because She Was Jealous of Husband's Attention Towards Her, Then Woke Him Up to Have Sex

“Dhe përballë kësaj, nuk pati asnjë president të palës serbe, madje asnjë politikan, me përjashtim të Sainoviçit, i cili ishte krahu i djathtë i Millosheviçit kur bëhet fjalë për krimet në Kosovë”, shton.

Siç tha Tromp, Presidentët tjerë në shtetet ku situata është e brishtë, siç është rasti i atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “duhet të shqetësohen”.

Related article  E trishte kete te hene, ndahet nga jeta mjeku i njohur ne vend

“A mund ta imagjinoni? Një president i një shteti të mëparshëm, ish-presidenti i Kosovës, ndihmon në krijimin e kësaj gjykate dhe më pas akuzohet, gjykohet dhe dënohet me atë që, për shkak të moshës së tij, mund të jetë praktikisht burgim i përjetshëm. Dhe ju e dini, presidentët e tjerë që po e shohin këtë nga shtete ku situata është gjithashtu shumë e brishtë – po flas për Ukrainën dhe Zelenskyn – duhet të shqetësohen për këtë”, shtoi Tromp.

Related article  U zemërua me makinën që po ecte ngadalë para saj, por kur lexoi mesazhin në xham, mbeti pa fjalë…

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u dënuan me 81 vjet heqje lirie në total nga Gjykata Speciale.

Vendimi i së mërkurës, lexuar nga kryegjyqtari, Charles Smith, dha 25 vjet burg për Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 për Kadri Veselin e 13 për Rexhep Selimin.

Published inNEWS