Milaim Zeka në lot, tregon komentin e vajzës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka shpërthyer në lot gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” teksa po komentonte vendimin e marrë sot në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, të cilët u dënuan me burg.

Zeka tregoi se vajza e tij e madhe ishte nisur për protestë, ndërsa vajza e dytë 10 vjeçe e ka pyetur se sa vjeç është Hashim Thaçi dhe ‘a ka rrezik të vdesë në burg?”.

Related article  Kelly Brook, 45, praised for her well-balanced and admired body proportions

“Është problemi i vajzave. Vajza e madhe u nis për protestë, ndërsa vajza e dytë që është 10 vjeç më tha ‘babi sa vjeç është Hashim Thaçi?’. Tha ‘a ka rrezik të vdesë në burg?’.

Related article  Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja që tronditi qytetin e Shkodrës

E imagjinon bacin Jakup 75 vjeç, të gjithë këta? I vetmi njeri që ka fol, domethënë ç’ka duhet me fol, që unë kam fol që 3-4 vjet, është avokati i Thaçit. Avokati i Thaçit sot drejtoi gishtin te Kuvendi i Republikës së Kosovës, tek askush tjetër. Harrojeni protestat apo çdo veprim tjetër, nëse nuk mblidhen deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe me vendos nën kontroll këtë gjykatë raciste, puro raciste, kot dalim nëpër rrugë. Kjo po më prek, shqetësimi i fëmijëve tanë se ne e kemi ngrënë këtë dynja. Është turp”, tha Zeka në “Shqipëria Live”.

Related article  Zbardhet deshmia e Krisjan Sterjos

Top Channel