Skip to content

Aksident i rëndë rrugor në vend, ka humbje jete

Një aksident tragjik ka ndodhur në Peqin, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një 70-vjeçar. Ai është identifikuar si Xhemal Çela, banues në Bradashesh, i cili në momentin e ngjarjes po lëvizte me biçikletë. Filllimisht ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar.

Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë rrugës për Tiranë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Published inLajme