Përfshihet nga flakët autobusi, raportohen dy viktima

Një autobus ndërqytetas është përfshirë nga flakët në Turqi, pas një aksidenti të rëndë në Autostradën Veriore Marmara, në Stamboll.

Sipas raportimeve, autobusi, i cili udhëtonte në linjën Diyarbakir–Stamboll, u përplas me një kabinë pagese dhe menjëherë pas përplasjes automjeti shpërtheu në flakë.

Related article  Meterologia jep alarmin: Shqipëria do goditet nga stuhia, ja zonat që rrezikohen

Përfshihet nga flakët autobusi ndërqytetas pas një aksidenti

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore, ndërsa zjarri i fuqishëm vështirësoi përpjekjet për shpëtimin e personave që ndodheshin në autobus.

Related article  Elvis Presley’s Hidden Struggles During Blue Hawaii: Behind-the-Scenes Footage Reveals a Heartbreaking Reality

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Related article  Bie Qeveria Rama, diçka e madhe po vjen, thote analisti