Skip to content

“Jam princesha jote e vogël, të dua”/ I dërgonte foto dhe video intime të dënuarit për vrasje, dalin mesazhet e polices 23-vjeçare

Një oficere burgu në Britani ka shmangur dënimin me burg pasi u përfshi në një lidhje tre-mujore me një të burgosur, të cilit i dërgoi video dhe foto intime, ndërsa i shprehte edhe dashurinë e saj.

Samantha Stowell, 23 vjeçe, kishte nisur një marrëdhënie me Conor Dobson gjatë kohës që punonte si oficere në burgun HMP Manchester, shkruan The Sun.

Dobson ishte i dënuar për vrasjen e një gruaje 70-vjeçare në një aksident me makinë.

Gjykata u njoh me akuzën se Stowell dhe Dobson shkëmbyen një numër të madh mesazhesh, përfshirë foto dhe video intime.

Related article  Pas 40 vjetësh martesë, burri im vendosi të shkojë te ish-i dashura e tij. Kur mora vesh arsyen, mbeta e shastisur.

LEXO EDHE: Yje bukurie! Njihuni me dy vajzat e Moza Ahmetit, do habiteni çfarë zanatesh kanë në jetën e tyre
Në disa prej komunikimeve, ajo i shprehte ndjenjat e saj dhe e quante veten “princesha e tij e vogël”.

Dobson i kishte shkruar se sytë e saj “e bënin të dashurohej”, ndërsa Stowell i ishte përgjigjur se ai e bënte të lumtur dhe se e donte.

Ajo gjithashtu i kishte shkruar se shpresonte që një ditë të ishin sërish “bashkë siç duhet”.

Gjykata u informua se Dobson kishte transferuar para në llogarinë bankare të Stowell përmes një personi tjetër.

Related article  Man Arrested After 3 Slain Family Members, Including Nearly-Decapitated Boy, Found Zip-Tied in Their Home

Sipas prokurorisë, shumat arrinin në rreth 1,200 paund dhe ishin përdorur për blerjen e dhuratave.

LEXO EDHE: Lajmi i fundit – Ngjarje tronditëse brenda familjes
Marrëdhënia u zbulua pasi punonjësit e burgut gjetën një iPhone gjatë kontrollit të qelisë së Dobson.

Pas arrestimit të saj, policia kontrolloi telefonin e Stowell dhe gjeti bisedat mes tyre.

Ajo më pas pranoi se kishte bërë një gabim dhe se nuk donte të përfundonte në burg. Stowell tha gjithashtu se kishte vlerësuar vëmendjen e Dobson pas ndarjes nga partneri i saj.

Samantha Stowell u deklarua fajtore për keqpërdorim të detyrës publike gjatë periudhës nga 13 marsi 2022 deri më 10 gusht 2023.

Related article  Katër shenjat e zodiakut që universi do iu sjellë dhurata të papritura deri më 10 shtator

LEXO EDHE: Edi Rama u ngre dronin protestuesve dhe zbulon detajet e forta, i bën thirrje e botës: Ta dini mirë që unë…
Ajo u dënua me gjashtë muaj burg, por dënimi u pezullua për 24 muaj.

Gjykatësi Patrick Field tha se një faktor lehtësues ishte mosha e saj në kohën e ngjarjes.

Megjithatë, ai theksoi se marrëdhënia me një të burgosur ishte “tërësisht e papërshtatshme” dhe se ajo e dinte këtë për shkak të trajnimit që kishte marrë.

Published inNEWS